28 QERSHOR 2021
INDI
Në Indi prezantohen Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tamile me alfabet latin
Më 27 qershor 2021 u prezantuan Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tamile me alfabet latin gjatë një programi që u transmetua virtualisht për vëllezërit e motrat që flasin këtë gjuhë, të cilët jetojnë në 16 shtete të ndryshme.
Fakte rreth projektit
Gjuhën tamile e flasin rreth 85 milionë njerëz në mbarë botën
Në 334 kongregacionet dhe në 32 grupet e gjuhës tamile shërbejnë mbi 20.500 lajmëtarë
Për këtë projekt punuan 5 përkthyes për 6 muaj
Përkthimi Bota e Re me alfabetin tamil doli në shtator të vitit 2016. Kjo Bibël ka qenë një bekim i mrekullueshëm për fushën e gjuhës tamile anekënd botës. Mirëpo, disa nga ata që flasin këtë gjuhë e kanë të vështirë të lexojnë alfabetin tamil dhe preferojnë alfabetin latin.
Duke folur për studimin personal të Biblës, një përkthyese shpjegon: «Mezi e lexoja Biblën me alfabetin tamil dhe më duhej të shkoja te përkthimi në anglisht për të kuptuar atë që lexoja. Ky botim i ri do të më ndihmojë jashtë mase.»
Jemi të bindur se ky përkthim i Biblës do të ndihmojë shumë vëllezër e motra të lexojnë «nën zë» Fjalën e Perëndisë, të gjejnë gëzim në jetën e tyre e të ndihmojnë njerëzit të cilëve u predikojnë.—Josiu 1:8.