Kalo te përmbajtja

17 SHTATOR 2019
JAPONI

Tajfuni Fasai godet Japoninë

Tajfuni Fasai godet Japoninë

Më 9 shtator 2019, tajfuni i fuqishëm Fasai preku bregdetin e Tokios në Japoni. Për shkak të tij pati stuhi deri në 180 kilometra në orë dhe 580.000 shtëpi mbetën pa energji. Të paktën 3 veta kanë humbur jetën.

Zyra e degës e Japonisë raporton se nuk ka vdekur asnjë lajmëtar, por janë lënduar shtatë prej tyre. Sipas raporteve të para, stuhia dëmtoi 895 shtëpi të vëllezërve, 28 Salla Mbretërie dhe një Sallë Asamblesh në Çibë.

Dega po vlerëson dëmet që u shkaktoi vëllezërve tajfuni Fasai. Lutemi që Jehovai, «Perëndia që jep qëndrueshmëri dhe ngushëllim» të vazhdojë të mbështetë vëllezërit dhe motrat e prekur nga kjo katastrofë.—Romakëve 15:5.