Kalo te përmbajtja

Dallgë të mëdha përplasen me një rrugë në jugperëndim të Japonisë

10 TETOR 2019
JAPONI

Tajfuni Tapah godet jugun e Japonisë

Tajfuni Tapah godet jugun e Japonisë

Nga 21 deri 23 shtatori 2019 tajfuni Tapah goditi jugun e Japonisë me erëra dhe shira të fuqishme. Si pasojë u anuluan fluturimet, u ndërpre lëvizja e trenave dhe mbetën pa energji elektrike mbi 30.000 shtëpi. Gjithashtu u lënduan më shumë se 50 persona në Okinavë dhe Kiushu.

Zyra e degës në Japoni raporton se janë lënduar 5 lajmëtarë. Një prej tyre u shtrua në spital. Përveç kësaj, u dëmtuan më tepër se 50 shtëpi të vëllezërve. Një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash dhe vëllezërit përgjegjës po u sigurojnë gjërat e nevojshme dhe po i inkurajojnë nga Bibla lajmëtarët e prekur nga tajfuni. Dega e Japonisë po ndjek nga afër situatën pas katastrofës e po siguron ndihmën e nevojshme.

Lutemi që vëllezërit në Japoni të vazhdojnë të mbështeten te Jehovai për ngushëllim gjatë kësaj periudhe të vështirë.—Psalmi 94:19.