28 SHTATOR 2018
JAPONI
Tërmet në ishullin e Hokaidos, Japoni
Më 6 shtator 2018, një tërmet 6,7-ballësh ka goditur Hokaidon, ishullin më verior të Japonisë. Tërmeti ka vrarë 41 persona dhe ka shkaktuar ndërprerje në masë të energjisë elektrike, duke kufizuar transportin publik dhe komunikimin në ishull.
Sipas raportit të zyrës së degës, ndonëse asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën, 7 Dëshmitarë janë dëmtuar. Gjithsej kanë pësuar dëme 100 shtëpi të Dëshmitarëve dhe 4 Salla Mbretërie.
Menjëherë pas tërmetit, nën drejtimin e zyrës së degës, lajmëtarë nga zona të tjera kanë furnizuar me ushqim, ujë dhe gjëra të tjera të domosdoshme vëllezërit në zonat e prekura. Është formuar një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën e ndihmës më afatgjatë.
Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u japë vëllezërve dhe motrave të prekur nga tërmeti paqe në mendje dhe në zemër.—Filipianëve 4:6, 7.