Kalo te përmbajtja

26 QERSHOR 2018
KAMERUN

Fillojnë punimet për zyrën e re të degës në Kamerun

Fillojnë punimet për zyrën e re të degës në Kamerun

Në qytetin e Dualës, Kamerun, shërbejnë në kohë të plotë rreth 50 bethelitë. Së shpejti ata do të kenë godina të reja dege në një zonë të qytetit që quhet Logbesu. Zyrat e tanishme janë në zonën e Bonaberit. Ndërtimi i zyrës së re të degës tregon se vepra teokratike në Kamerun po rritet. Në vitin 2017, në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit ishin mbi 100.000 veta, më shumë se dyfishi i numrit të lajmëtarëve.

Vëllezërit po instalojnë kabllot për rrufepritësit

Kantieri i ndërtimit është pranë një Salle Asamblesh. Vëllezërit i janë futur punës me kokë për hapjen e themeleve. Në fund, projekti do të jetë sipas stilit të ndërtesave të banimit të zakonshme në zonë, plus një godinë zyrash më vete, siç tregohet në paraqitjen kompjuterike lart. Sipas planit, familja Bethel do të transferohet nga fundi i 2019-s.

Xhills Mba, pjesëtar i familjes Bethel në Kamerun që punon në Zyrën e Informacionit për Publikun, tha: «Është emocionuese të shohësh mijëra vëllezër e motra që janë ofruar vullnetarisht për të ndihmuar në ndërtim, duke shfaqur të njëjtën frymë si Isaia.» (Isaia 6:8) Ai shtoi: «Puna e tyre e vrullshme na ka fuqizuar të gjithëve ne që shërbejmë në degë. Presim me padurim të përdorim zyrat e reja në harmoni me qëllimin e tyre: të nderojnë emrin e Jehovait.»

Disa nga më se 2.800 vëllezërit e motrat që ndoqën një mbledhje speciale ku mësuan si të jepnin një dorë në ndërtimin e degës