Kalo te përmbajtja

4 KORRIK 2017
KAZAKISTAN

Qeveria e Kazakistanit pezullon aktivitetet e degës së Dëshmitarëve të Jehovait

Qeveria e Kazakistanit pezullon aktivitetet e degës së Dëshmitarëve të Jehovait

Më 29 qershor 2017 një gjykatë në Kazakistan urdhëroi zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Alma-Atë të pezullojë punën për tre muaj dhe i gjobiti me rreth 2.110 dollarë.

Ky vendim i gjykatës vjen pasi autoritetet bastisën pronën e degës më 17 maj 2017. Kjo bastisje ishte si një shfaqje për publikun, dhe në të u përfshinë rreth 40 policë të armatosur që të shtinin frikën, disa prej të cilëve të maskuar. Dëshmitarët po përgatitin një padi për këtë bastisje.

Më 5 qershor 2017 policia inspektoi pronën e degës dhe autoritetet pretendojnë se ky inspektim nxori në pah shkelje të disa protokolleve. Dëshmitarët nuk i pranuan konstatimet e këtij inspektimi, i cili u krye në kundërshtim me procedurat ligjore.

Incidente të tilla në Kazakistan të sjellin ndër mend frikën që mbjell policia dhe intolerancën fetare me të cilën përballen Dëshmitarët e Jehovait në Rusi, ku qeveria i ka ndaluar aktivitetet e tyre. Dëshmitarët do ta apelojnë vendimin e 29 qershorit, i cili duhet të dorëzohet brenda 14 korrikut 2017.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Kazakistan: Bekzat Smagulovi, +7-747-671-45-01