Kalo te përmbajtja

21 DHJETOR 2017
KAZAKISTAN

Gjykata e Lartë e Kazakistanit hedh poshtë apelimin e Teimur Ahmedovit

Gjykata e Lartë e Kazakistanit hedh poshtë apelimin e Teimur Ahmedovit

Më 4 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë e Kazakistanit nuk pranoi apelimin e Teimur Ahmedovit, i dënuar padrejtësisht për veprimtari fetare të ashtuquajtur të jashtëligjshme. Në të vërtetë, ai s’po bënte gjë tjetër veçse po fliste me të tjerë për bindjet e tij fetare. Z. Ahmedov është në burg që prej 18 janarit 2017 kur u arrestua pas një kurthi të sajuar nga policia sekrete. Në maj, një gjykatë krahinore e shpalli fajtor dhe e dënoi me 5 vite burg, vendim të cilin e mbështeti edhe një gjykatë apeli më 20 qershor 2017.

Kur analizoi apelimin e tij, Gjykata e Lartë e shpërfilli vendimin që mori kohët e fundit Grupi i Punës i OKB-së kundër Burgosjes Arbitrare, ku shpallte fajtor Kazakistanin se e kishte dënuar padrejtësisht z. Ahmedov dhe kishte shkelur lirinë e tij fetare. Pavarësisht nga problemet shëndetësore, z. Ahmedov ka besim të plotë e të patundur te Perëndia. Ai i çmon shumë të gjitha përpjekjet që po bëhen për ta nxjerrë nga burgu, ndonëse deri tani të pasuksesshme, dhe është mirënjohës që bashkadhuruesit në mbarë botën po vazhdojnë të luten për lirimin e tij.