Kalo te përmbajtja

18 MAJ 2015
KOREJA E JUGUT

Një gjykatës në Korenë e Jugut shfajëson disa që refuzojnë shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje

Një gjykatës në Korenë e Jugut shfajëson disa që refuzojnë shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje

Më 12 maj 2015, gjykata e krahinës Gwangju i shpalli të pafajshëm tre Dëshmitarë të Jehovait që akuzoheshin për shmangie të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kryegjyqtari Chang-seok Choi tha në vendim: «Është e nevojshme të interpretohet në mënyrë të harmonishme liria e ndërgjegjes e lejuar nga Kushtetuta dhe detyrimi i mbrojtjes kombëtare.» Ai shtoi: «Kur të drejtat themelore bien ndesh me interesat e tjera kushtetuese të tilla, si detyrimet e qytetarëve, është e përshtatshme që ligji të interpretohet në një mënyrë që interesat e të dyja palëve të realizohen sa më mirë të jetë e mundur.» Dëshmitarët presin që prokurori ta apelojë vendimin brenda shtatë ditëve.