2 TETOR 2023
MOZAMBIK
Bibla—Ungjilli sipas Mateut prezantohet në gjuhën lole
Më 22 shtator 2023, vëlla Çarls Fonseka, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, prezantoi Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën lole. Prezantimi u bë gjatë kongresit rajonal 2023 «Prisni me durim!», para një auditori prej 3.680 vetash që ishin mbledhur në Sapemo, në provincën e Zambezias. Të pranishmit morën një kopje të shtypur të Biblës—Ungjilli sipas Mateut, dhe formatet elektronike e audio u vunë në dispozicion për t’u shkarkuar.
Rreth 330.000 njerëz që flasin gjuhën lole jetojnë në Mozambik dhe gati 750 vëllezër e motra shërbejnë në 17 kongregacione dhe 3 grupe të gjuhës lole. Një vëlla, pasi mori librin e Mateut në lole, tha: «Gjithmonë kemi pasur një dëshirë të madhe për ta lexuar Biblën në gjuhën tonë. Ç’bekim i mrekullueshëm nga Jehovai!»
Jemi shumë të lumtur për vëllezërit e motrat tanë në Mozambik që flasin gjuhën lole dhe falënderojmë Jehovain bashkë me ta për këtë dhuratë të mrekullueshme.—Mateu 7:11.