Kalo te përmbajtja

6 MARS 2015
MOZAMBIK

Dëshmitarët japin ndihma nga ajri dhe nga toka pas përmbytjeve shkatërrimtare në Mozambik

Dëshmitarët japin ndihma nga ajri dhe nga toka pas përmbytjeve shkatërrimtare në Mozambik

MAPUTO, Mozambik—Javë të tëra me reshje të dendura të jashtëzakonshme, nga dhjetori në mes të janarit, në provincën e Zambezias shkaktuan përmbytje shkatërrimtare që vranë 158 veta. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Mozambik raporton se asnjë Dëshmitar nuk humbi jetën ose nuk u lëndua. Megjithatë, ujërat dëmtuan dy vende adhurimi, të quajtura Salla Mbretërie, dhe shkatërruan 225 shtëpi të Dëshmitarëve.

Vullnetarët Dëshmitarë përgatiten të transportojnë në rrugë ajrore ushqime në Chire, krahinë e izoluar e Zambezias

Dëshmitarët formuan disa komitete ndihme në rast katastrofash që të kujdeseshin për nevojat e pjesëtarëve të tyre në zonën e prekur. Disa Salla Mbretërie u përdorën gjithashtu si strehime të përkohshme dhe si qendra për shpërndarjen e ushqimeve. Në Chire, që ndodhet rreth 1.500 kilometra nga Maputo, ujërat shkatërruan urat e asaj zone, duke izoluar mbi 1.300 Dëshmitarë. Instituti i Aviacionit Civil të Mozambikut u dha leje Dëshmitarëve që të shpërndanin me helikopter në atë rajon mbi 17 tonë ndihma.

Në Morrumbala, po ngarkojnë thasë me misër dhe me kallinj misri që t’i shpërndajnë

Një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Mozambik, Alberto Libombo, thotë: «Ishte e mrekullueshme të shihje sa shumë bënë pjesëtarët tanë për të ndihmuar. Zyra e degës në Mozambik po vazhdon të organizojë shpërndarjen e ushqimeve bazë dhe po merr masa për rindërtimin dhe riparimin e shtëpive. Do të vazhdojmë të bëjmë çmos që t’u japim ndihmë dhe inkurajim nga Shkrimet personave të prekur.»

Salla e Mbretërisë në Chiromo që shërbeu si qendër shpërndarjeje e përkohshme

Zëdhënësi(t) për mediat

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Mozambik: Alberto Libombo, tel. +258 21 450 500