Kalo te përmbajtja

Bordi i Qytetit të Ramapos gjatë mbledhjes së tyre, 28 dhjetor 2022

9 JANAR 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Projekti i Ramapos

Bordi i Qytetit të Ramapos miraton një leje të veçantë

Bordi i Qytetit të Ramapos miraton një leje të veçantë

Më 28 dhjetor 2022, Bordi i Qytetit të Ramapos dha një leje të veçantë për projektin e ndërtimit në Ramapo. a Falë saj mund të përdorim truallin për të ndërtuar zyra, studio dhe godina banimi, që i plotësojnë më së miri nevojat tona. Gjithashtu, kjo na lejon të presim pemët edhe para se Bordi i Planit Urbanistik të Qytetit të miratojë fazat e tjera të projektit, më vonë gjatë vitit 2023. Në këtë mënyrë do të shmangen vonesa të mëdha për projektin.

Vëlla David Soto, që shërben në Komitetin e Projektit të Ndërtimit, tha: «Jemi të lumtur për lejen që morëm kohët e fundit. Edhe pse ka akoma hapa të tjerë para se të nisë faza e ndërtimit, jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’i bekojë përpjekjet tona.»

Tabelë kronologjike për projektin e Ramapos

  1. 5 tetor 2019

    Trupi Udhëheqës njofton se do të ndërtohet një godinë e re për prodhimin e të gjitha materialeve audio-video në një pronë në Ramapo, Nju-Jork

  2. 26 qershor 2020

    Paraqitim një kërkesë zyrtare pranë Bordit të Qytetit të Ramapos

  3. 8 korrik 2020

    Mbahet mbledhja e parë me Bordin e Qytetit të Ramapos

  4. 31 mars 2021

    Dorëzohet një dokument paraprak për ndikimin që do të ketë projekti te mjedisi

  5. 8 mars 2022

    Bordi i Planit Urbanistik të Qytetit të Tëksidos nënshkruan lejen për zgjerimin dhe modifikimin e hyrjes për në pronën në Ramapo

  6. 12 mars 2022

    Pranohet dokumenti përfundimtar për ndikimin që do të ketë projekti te mjedisi

  7. 9 nëntor 2022

    Bordi i Qytetit të Ramapos miraton një plan të ri zhvillimi, i cili na lejon të përdorim pronën që të ndërtojmë zyra dhe godina banimi

  8. 28 dhjetor 2022

    Bordi i Qytetit të Ramapos jep një leje të veçantë, duke miratuar një plan të ri zhvillimi për ndërtimin dhe për pastrimin e zonës

  9. Pezull

    Miratimi i planit të plotë

a Ky miratim vjen pas vendimit të Bordit të Qytetit të Ramapos, më 9 nëntor 2022, që i hapi rrugën dorëzimit të kërkesës për një leje të veçantë dhe për lejen që të nisë ndërtimi.