Kalo te përmbajtja

Vëllezër e motra mbajtën Përkujtimin në mbarë botën

21 PRILL 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Miliona veta mblidhen për Përkujtimin e vdekjes së Krishtit

Miliona veta mblidhen për Përkujtimin e vdekjes së Krishtit

Vëllezër duke përshëndetur njëri-tjetrin në Kili

Më 15 prill 2022, miliona Dëshmitarë të Jehovait në mbarë botën dhe të ftuarit e tyre përkujtuan Darkën e Zotërisë. Është hera e parë që nga 2019-a që ky event i rëndësishëm u mbajt nëpër Salla. Ata që s’mund të ishin të pranishëm fizikisht, e ndoqën programin në mënyrë virtuale.

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit është mbledhja më e rëndësishme e vitit për Dëshmitarët e Jehovait. Për shkak të pandemisë COVID-19, dy vitet e fundit kjo ngjarje u mbajt nëpërmjet videokonferencës. Më 2021, në Përkujtim ishin të pranishëm më tepër se 21 milionë veta.

Për disa, si Markensia Remi në Haiti, kjo ishte hera e parë që e ndiqnin Përkujtimin në një Sallë Mbretërie. Markensia, që është pagëzuar prej 1 viti, thotë: «Jam shumë e lumtur që e ndoqa Përkujtimin në Sallën e Mbretërisë. S’kam fjalë ta përshkruaj. Ndiej vërtet se jam pjesë e një familjeje të mrekullueshme.»

Falënderojmë Perëndinë Jehova që e bekoi Përkujtimin e këtij viti! Dhe sidomos i jemi mirënjohës Atij dhe Birit të tij, Jezu Krishtit, për aktin më të madh të dashurisë në histori.—Gjoni 3:16.

 

Argjentinë

Bolivi

Brazil

Kamboxhia

Republika e Afrikës Qendrore

Ishujt Kuk (Rarotongë)

Ekuador

Indonezi

Izrael

Japoni

Kazakistan

Kosovë

Meksikë

Paraguai

Peru

Filipine

Poloni

Rumani

Spanjë

Tajvan

Ukrainë

Shtetet e Bashkuara

Venezuelë