Kalo te përmbajtja

25 JANAR 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Një dekadë me JW.ORG—Pjesa 2

I përditësojmë vëllezërit me informacionet e fundit

Një dekadë me JW.ORG—Pjesa 2

pjesën e parë të kësaj serie shpjeguam rolin e sitit jw.org në shpërndarjen e videove dhe të botimeve në format elektronik. Në këtë pjesë të dytë do të shohim si i ka ndihmuar jw.org vëllezërit anekënd botës të jenë të informuar për ngjarjet e fundit që ndikojnë te Dëshmitarët e Jehovait.

Lajme për ngjarje aktuale: Pjesa JW Lajme në jw.org na përditëson rregullisht me informacione të besueshme për vëllezërit tanë. Këtu përfshihen lajme për katastrofa natyrore dhe për ndihmat në raste katastrofash, për kundërshtime nga qeveritë, për burgosje të padrejta të vëllezërve e motrave tona në vende të ndryshme të botës dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme. Për shembull, më 21 mars 2017 doli një lajm që informonte vëllezërit në mbarë botën për kërcënimin e qeverisë ruse për të ndaluar adhurimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Aty na drejtohej edhe ftesa për t’u shkruar letra zyrtarëve të qeverisë ruse.

Veçoria Lajmi i fundit: Kjo veçori doli për herë të parë në jw.org në korrik 2017. Këto njoftime të shkurtra i informojnë vëllezërit për ngjarje të fundit me vetëm pak fjali. Për shembull, njoftime të tilla dalin kur lirohen nga burgu vëllezër e motra të dënuar për shkak të besimit, siç ndodhi më 31 dhjetor 2020, kur Feliks Mahamadievi u lirua nga një burg në Rusi dhe u bashkua me gruan e tij, Jevgeninë. Gjatë pandemisë, nëpërmjet kësaj veçorie njoftoheshin sesionet e kongresit online dhe bëheshin të ditura vendimet e Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, të tilla si rifillimi i mbledhjeve në Sallën e Mbretërisë dhe i dëshmisë publike. Mjaft njoftime janë publikuar vetëm pak orë pasi ndodhte një ngjarje e rëndësishme në ndonjë pjesë të botës. Për shembull, në qershor 2018 doli një Lajm i fundit pak pasi Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut mori vendimin historik ku e shpalli antikushtetues faktin që qeveria nuk kishte siguruar një shërbim alternativ civil.

Raporte nga Trupi Udhëheqës: Më 18 mars 2020, në jw.org doli raporti i parë nga Trupi Udhëheqës për t’u dhënë zemër vëllezërve gjatë pandemisë COVID-19. Shumë veta ndihen tamam si një motër, që tha: «Këto raporte më duken si një mik që interesohet për të parë nëse jam mirë. S’e imagjinoj dot si do t’ia bëja pa to gjatë pandemisë. Dalin gjithmonë në kohën e duhur.» Deri më tani kanë dalë gjithsej 28 raporte mjaft aktuale.

Sot bota po përçahet gjithnjë e më shumë dhe zhvillime të rëndësishme po ndodhin krejt papritur, ndaj sa vjen e bëhet më e vështirë të gjesh një burim informacioni të besueshëm. Por jemi të lumtur që falë jw.org, vëllezërit tanë kanë mundësi të marrin informacione të besueshme dhe të kohës. Kjo ndihmon secilin prej nesh të mos e humbim ‘qetësinë dhe besimin’ te Perëndia ynë, Jehovai.—Isaia 30:15.

  • Video të shkarkuara çdo muaj

  • Vizitorët e përditshëm të sitit çdo muaj

  • Njoftimi për fushatën globale të letrave, mars 2017

  • Del raporti i parë nga Trupi Udhëheqës, mars 2020

  • Njoftohet rifillimi i mbledhjeve në Sallën e Mbretërisë, mars 2022

  • Njoftohet rifillimi i dëshmisë publike, qershor 2022

  • Prezantohen sesionet e kongresit online, nga qershori në gusht 2022