2 TETOR 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE
Stuhia Boris shkakton përmbytje të mëdha në disa pjesë të Evropës Qendrore
Duke filluar nga 11 shtatori 2024, stuhia Boris ka shkaktuar shira të rrëmbyera dhe erëra të furishme në disa pjesë të Evropës Qendrore. Kur stuhia goditi jugun e Polonisë më 12 shtator, në disa zona ra deri në 20 centimetra shi brenda 24 orëve, duke përmbytur kështu shumë qytete. Reshjet e zgjatura dhe intensive dëmtuan edhe infrastrukturën, ndaj mijëra veta mbetën pa energji elektrike. Ditën vijuese, më 13 shtator, Boris derdhi mbi 50 centimetra shi në pjesën veriore të Republikës Çeke, duke dëmtuar rëndë shtëpi, rrugë dhe ura.
Pastaj më 14 shtator, sa e sa fshatra anekënd Rumanisë pësuan përmbytje kur ra rreth 25 centimetra shi. Afro 5.000 shtëpi u dëmtuan, dhe në krahinën e Galacit dy diga pësuan dëme të mëdha. Më 18 shtator, Boris goditi veriun e Italisë. Në disa zona ra gati 30 centimetra shi brenda 48 orëve, duke nxjerrë nga shtrati lumenj e kanale ujore.
Kjo stuhi e fuqishme detyroi mijëra veta në këto 4 shtete të evakuoheshin dhe u mori jetën të paktën 19 njerëzve.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Republika Çeke
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar
79 lajmëtarë u evakuan
12 shtëpi pësuan dëme të mëdha
2 shtëpi pësuan dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha
1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të vogla
Itali
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar
63 lajmëtarë u evakuan
7 shtëpi pësuan dëme të mëdha
21 shtëpi pësuan dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha
4 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
Poloni
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar
87 lajmëtarë u evakuan
61 shtëpi pësuan dëme të mëdha
85 shtëpi pësuan dëme të vogla
2 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha
8 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
Rumani
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar
1 lajmëtar u evakua
2 shtëpi pësuan dëme të mëdha
5 shtëpi pësuan dëme të vogla
Nuk është dëmtuar ose shkatërruar asnjë Sallë Mbretërie
Ndihma në rast katastrofash
Janë ngritur gjithsej 6 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike të prekurve nga përmbytjet
Vazhdojmë të lutemi për ata që janë prekur nga këto përmbytje të mëdha. Gjithsesi jemi të bindur se Jehovai do t’u sigurojë me dashuri ngushëllim dhe mbështetje.—Isaia 40:11.