Kalo te përmbajtja

Pamje satelitore e uraganit Beril mbi gadishullin meksikan të Jukatanit, më 5 korrik 2024

12 KORRIK 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE

Uragani Beril prek miliona jetë njerëzish

Uragani Beril prek miliona jetë njerëzish

Më 30 qershor 2024, uragani Beril i kategorisë 3 përshkoi jugun e ishullit të Martinikës, në Karaibe. Ditën vijuese, stuhia u intensifikua dhe u kthye në uragan të kategorisë 4, i cili goditi ishujt Uinduord, ku bën pjesë Barbadosi, Grenada dhe Shën-Vinsent-e-Grenadinet. Të nesërmen, mbërriti furishëm në Venezuelë si uragan i kategorisë 5. Pastaj Berili preku bregun jugor të Xhamajkës. Më 5 korrik kjo stuhi e fuqishme goditi gadishullin meksikan të Jukatanit, para se të prekte jugun e Shteteve të Bashkuara.

Përgjatë vijës që përshkoi stuhia, pati shira të rrëmbyera dhe erëra të furishme që shkonin deri në 270 kilometra në orë, të cilat dëmtuan shtëpi, biznese dhe infrastrukturë. Miliona njerëz që jetojnë në zonat e prekura janë ende pa energji elektrike, pa ujë dhe pa shërbime të tjera. Sipas raporteve, mbi 30 veta kanë humbur jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

Martinikë (Karaibe)

  • Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë ose lënduar

  • 6 lajmëtarë u evakuan

  • 1 shtëpi u shkatërrua

  • 1 shtëpi pësoi dëme të mëdha

  • 1 shtëpi pësoi dëme të vogla

  • Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar ose shkatërruar

Një Sallë Mbretërie e dëmtuar, në ishujt Uinduord

Ishujt Uinduord

  • Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë

  • 7 lajmëtarë u lënduan

  • 67 lajmëtarë u evakuan

  • 39 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 31 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie u shkatërrua

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha

  • 4 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Venezuelë

  • Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë ose lënduar

  • 30 lajmëtarë u evakuan

  • 12 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 9 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha

Xhamajkë

  • Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë ose lënduar

  • 18 lajmëtarë u evakuan

  • 24 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 75 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 19 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Meksikë

  • Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë ose lënduar

  • 320 lajmëtarë u evakuan, por tani janë kthyer në shtëpitë e tyre

  • 11 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar ose shkatërruar

Shtetet e Bashkuara

  • Asnjë vëlla a motër nuk është vrarë

  • 6 lajmëtarë u lënduan

  • 242 lajmëtarë u evakuan

  • 4 shtëpi u shkatërruan

  • 33 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 471 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar ose shkatërruar

Ndihma në rast katastrofash

Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër vëllezërve dhe po u sigurojnë ndihmë praktike atyre që janë prekur nga katastrofa. Veç kësaj, janë ngritur 6 Komitete Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës.

Lutemi që Jehovai të vazhdojë të ngushëllojë të gjithë ata që mbështeten plot besim tek ai gjatë kësaj periudhe të vështirë.—2 Korintasve 1:3, 4.