Kalo te përmbajtja

Dy përfaqësues të ambasadës tajlandeze (në qendër) në zyrën e degës së Perusë, bashkë me anëtarë të komitetit të degës dhe Dëshmitarë vendës

9 TETOR 2018
PERU

Ambasada e Tajlandës u shpreh «mirënjohje dhe admirim» Dëshmitarëve të Jehovait në Peru për ndihmën ndaj të burgosurave tajlandeze

Ambasada e Tajlandës u shpreh «mirënjohje dhe admirim» Dëshmitarëve të Jehovait në Peru për ndihmën ndaj të burgosurave tajlandeze

Më 26 qershor 2018, përfaqësues të ambasadës tajlandeze në Peru vizituan zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Limë, kryeqyteti i Perusë. Qëllimi i vizitës ishte të falënderonin vëllezërit për ndihmën që u japin shtetaseve tajlandeze të burgosura në Peru.

Që nga viti 2007, Dëshmitarët e Jehovait në Peru e kanë shtrirë veprën e arsimimit të bazuar në Bibël në burgje dhe, që nga viti 2013, shkojnë në një burg ku gjenden të burgosura tajlandeze. I mahnitur nga interesi që u shfaqin Dëshmitarët të burgosurave, konsulli tajlandez kontaktoi zyrën e degës që të organizonte një takim.

Vëllezër e motra që po largohen nga një burg ku kanë ndihmuar të burgosurat të mësojnë më shumë për Biblën

Pjesë e delegacionit të ambasadës ishin z. Ankura Kuluani, i ngarkuar me punë në Peru; z. Patompong Singtongu, sekretar i parë e konsull dhe znj. Pradana Pongudomi, ndihmëskëshilltare. Teksa vizitonin degën e Perusë, të shoqëruar nga vëllezër të komitetit të degës, u njohën me punën e jashtëzakonshme të përkthimit, që përfshin përkthimin e botimeve tona në 9 gjuhë indigjene.

Përfaqësues të ambasadës tajlandeze shohin një vëlla duke përkthyer në gjuhën peruane të shenjave

Në letrën zyrtare që i drejtoi zyrës së degës, ambasada shprehte «mirënjohje dhe admirim» për papërtueshmërinë e vëllezërve në kujdesin për «personat e varfër dhe të pambrojtur në Peru, pavarësisht nga feja ose kultura e tyre». Në vijim, ambasada komentonte mbi «punën e palodhur dhe kontributin e stafit të Shoqatës së Dëshmitarëve të Jehovait në degën e Perusë për t’u lehtësuar vështirësitë e për t’u përmirësuar cilësinë e jetës të burgosurave tajlandeze».

Kjo që ndodhi në Peru flet për rezultatet e shkëlqyera që vijnë kur flasim pareshtur rreth mesazhit të Biblës me njerëz të çdo lloji.—1 Korintasve 9:22.