Kalo te përmbajtja

21 SHTATOR 2017
PORTO-RIKO

Raportet e para pas uraganit Maria

Raportet e para pas uraganit Maria

Të mërkurën, më 20 shtator 2017, uragani Maria, uragani i pestë më i fortë që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar shkatërrim masiv në Porto-Riko. Si pasojë, për momentin i gjithë ishulli është pa energji elektrike dhe qeveria e ka kufizuar orarin e lëvizjes deri në orën 18.00.

Mes vëllezërve nuk është raportuar asnjë i lënduar apo i vdekur. Ndërkohë po vazhdojnë të jepen ndihma. Vëllezërit do të përdorin një Sallë Mbretërie të padëmtuar si strehë e qendër shpërndarjeje.

Godina e Bethelit në San-Huan ka pësuar dëmtime të vogla. Të gjithë vëllezërit atje janë shëndoshë e mirë dhe nuk janë raportuar të lënduar. Aktualisht godina nuk ka Internet dhe po furnizohet me energji elektrike nëpërmjet gjeneratorit.

Jemi të sigurt se vëllezërit tanë do të ngushëllohen nga përpjekjet e zellshme të organizatës së Jehovait për të siguruar ndihmë.—2 Korintasve 1:3

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000