Kalo te përmbajtja

5 TETOR 2022
PORTUGALI

Del libri i Mateut në gjuhën kabuverdianu

Del libri i Mateut në gjuhën kabuverdianu

Më 25 shtator 2022, vëlla Mário Pinto de Oliveira, anëtar i Komitetit të Degës në Portugali, prezantoi botimin Bibla—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën kabuverdianu. Ky libër i Biblës u prezantua në format digjital gjatë një mbledhjeje speciale të mbajtur virtualisht, e cila u transmetua nga zyra e degës e Portugalisë, në Lisbonë. Programin e ndoqën 3.812 veta, ndër ta disa që u lidhën nga Sallat e Mbretërisë në Kepin e Gjelbër dhe në Portugali.

Kabuverdianu është një gjuhë kreole e bazuar në gjuhën portugeze. Është gjuha amtare e shumicës së njerëzve që jetojnë në Kepin e Gjelbër. Zyra e degës në Portugali mbikëqyr veprën e predikimit në Kepin e Gjelbër.

Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën kabuverdianu ndodhet në Praia, Santiago, Kepi i Gjelbër

Një nga përkthyesit komentoi për këtë përkthim të fundit të Biblës: «Edhe pse ekzistojnë disa libra të Biblës në gjuhën kabuverdianu, nuk i gjen kollaj. Për shumë veta që do të marrin këtë Bibël, do të jetë hera e parë që do ta lexojnë Fjalën e Perëndisë në gjuhën e nënës.»

Një përkthyes tjetër u shpreh: «Kjo Bibël lexohet kollaj, kuptohet kollaj dhe përmban fjalë që i përdorim ditë për ditë. Është një dhuratë e madhe nga Jehovai dhe do të na ndihmojë jashtë mase në veprën e predikimit. Tani do të përqendrohemi më tepër t’u prekim zemrën njerëzve, sesa t’u shpjegojmë fjalët.»

Libri i Mateut në gjuhën kabuverdianu është përkujtues i fuqishëm se Perëndia ynë i paanshëm do ta vërë Fjalën e tij në dispozicion të të gjithë atyre që po e kërkojnë.—Veprat 10:34, 35.