11 QERSHOR 2019
RUSI
Denis Kristenseni do të apelojë vendimin pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Siç është njoftuar më parë, më 23 maj 2019 Gjykata Rajonale e Oriolit la në fuqi vendimin me gjashtë vite burg për Denis Kristensenin. Deri tani ka bërë dy vite paraburgim, që, sipas ligjit rus janë baras me tri vite burg, prandaj i mbeten edhe tre vjet për të shlyer dënimin. Vëlla Kristensenin e transferuan në një kamp pune për të burgosurit mbrëmjen e 6 qershorit të 2019-s. Për dënimin penal do të paraqitet një kërkesë pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Ndërkohë pranë saj ishte paraqitur një apelim për paraburgimin e tij.
Prekemi pa masë që vëlla Kristenseni po e përballon me qetësi këtë padrejtësi që po zgjat. Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë të mbështetë atë dhe mbi 200 Dëshmitarët e tjerë në Rusi që po ndiqen penalisht.—Psalmi 27:1.
Lexo komentet e Denis Kristensenit drejtuar Gjykatës Rajonale të Oriolit më 16 maj 2019 [në anglisht].
Lexo komentet e Denis Kristensenit drejtuar Gjykatës Rajonale të Oriolit më 23 maj 2019 [në anglisht].