Kalo te përmbajtja

Aleksandër dhe Ana Solaviovi

5 KORRIK 2019
RUSI

Gjykata ruse dënon vëlla Aleksandër Solaviovin

Gjykata ruse dënon vëlla Aleksandër Solaviovin

Të enjten më 4 korrik 2019, Gjykata Krahinore e Ordzhonikidzevskit në qytetin e Permit e shpalli fajtor vëlla Aleksandër Solaviovin dhe e gjobiti me 4.731 dollarë.

Vëlla Solaviovin e arrestuan mbrëmjen e 22 majit 2018 në një stacion treni, teksa po kthehej me të shoqen, Anën, nga një udhëtim jashtë shtetit. Policët i vunë prangat dhe e çuan në një burg të përkohshëm. Morën edhe Anën, por në një makinë tjetër. Policët ua kontrolluan shtëpinë gjatë gjithë natës dhe u morën fotografitë, pajisjet elektronike dhe disa Bibla.

Motër Solaviovin e lanë të lirë pasi e morën në pyetje, dhe nuk ngritën padi kundër saj. Gjithsesi hapën një çështje penale kundër vëlla Solaviovit, i cili ndenji në arrest shtëpie nga 24 maji deri më 19 nëntor 2018. Ndërsa priste të dilte në gjyq, iu vendosën disa kufizimeve që lidheshin me veprimtaritë e tij.

Avokatët e tij do ta apelojnë vendimin. Gjithashtu kanë paraqitur një kërkesë pranë Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara kundër Burgosjes Arbitrare.

Edhe pse në vende si Rusia po shtohet përndjekja, ‘nuk trembemi’ kurrsesi nga kundërshtarët. Ne besojmë se Jehovai do të vazhdojë t’i japë secilit gjithë sa na duhet që të qëndrojmë derisa të vijë dita e tij e madhe e shpëtimit.—Filipianëve 1:28.