Kalo te përmbajtja

Vëllezërit Jevgeni Fedini dhe Sergei Loginovi

2 MAJ 2019
RUSI

Gjykata ruse liron dy Dëshmitarët e fundit të burgosur në Surgut

Gjykata ruse liron dy Dëshmitarët e fundit të burgosur në Surgut

Më 9 prill 2019 Gjykata e Surgutit urdhëroi të liroheshin nga paraburgimi 2 vëllezër, Jevgeni Fedini dhe Sergei Loginovi. Kjo Gjykatë hodhi poshtë kërkesën e autoriteteve ruse që t’i mbanin në burg. Të dy u liruan më 11 prill, edhe pse janë akoma nën hetim.

Vëllezërit Fedini dhe Loginovi janë në burg që prej 15 shkurtit 2019 kur i arrestuan pas bastisjeve të shumta në Surgut. Në atë periudhë autoritetet paditën penalisht 19 Dëshmitarë. 3 prej tyre, Jevgeni, Sergei dhe Artur Severinçiku i lanë në paraburgim. Arturi u lirua më 15 mars.

Gjatë bastisjeve që ndodhën në shkurt policia torturoi 7 vëllezër, ndër ta edhe vëlla Loginovin. Për shkak të torturave, vëllezërit paraqitën një ankesë pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ankesa po shqyrtohet.

Jemi të sigurt se Jehovai po i dëgjon lutjet tona për vëllezërit besnikë në Rusi ndërsa vazhdon t’i forcojë.—Psalmi 10:17.