Kalo te përmbajtja

18 SHKURT 2020
RUSI

Gjykata ruse mori vendim gjyqësor të ndërprerë me 2 vite burg për vëlla Jevgeni Aksenovin

Gjykata ruse mori vendim gjyqësor të ndërprerë me 2 vite burg për vëlla Jevgeni Aksenovin

Më 18 shkurt 2020, Gjykata e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Habarovsk, Rusi, e shpalli fajtor Jevgenin dhe e dënoi me 2 vite vënie në provë. Nëse Jevgeni ndryshon vendbanim ose shpallet fajtor për ndonjë krim brenda kësaj periudhe, do të burgoset. Për 6 muajt e parë të dënimit është në liri me kusht dhe duhet të paraqitet çdo muaj para autoriteteve. Gjithashtu, përgjatë kësaj periudhe nuk mund të udhëtojë jashtë qytetit të Habarovskut dhe as nuk mund të largohet mbrëmjeve nga shtëpia. Jevgeni do ta apelojë vendimin.