Kalo te përmbajtja

Vëlla Ildar Urazbahtini

18 TETOR 2022
RUSI

«Jam krenar që mbaj emrin e Jehovait!»

«Jam krenar që mbaj emrin e Jehovait!»

Më 10 tetor 2022, Gjykata e Krahinës së Kezhemskit në Territorin e Krasnojarskut e shpalli fajtor vëlla Ildar Urazbahtinin dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk duhet të futet në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 20 korrik 2021

    Në qytetin e Kodinskut kontrollojnë të paktën 5 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait, ndër të cilat edhe shtëpinë e Ildarit dhe të familjes së tij. Ildarin e futin në një burg të përkohshëm

  2. 21 korrik 2021

    E lirojnë dhe e lënë në arrest shtëpie. Nuk i lejojnë të përdorë telefonin ose internetin

  3. 20 shtator 2021

    E lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vënë kufizime për udhëtimet

  4. 13 janar 2022

    E akuzojnë se flet me të tjerë me videokonferencë ku «i nxit të bëjnë një studim të thellë të Biblës dhe i inkurajon vëllezërit e motrat të mbështetin njëri-tjetrin»

  5. 30 mars 2022

    Nis procesi penal

Të dhëna

Historia e Ildarit dhe e vëllezërve e motrave të tjerë në Rusi na sjell ndër mend se Perëndia ynë, Jehovai, mezi pret dhe është gati të na ndihmojë «në kohë vuajtjesh».—Psalmi 46:1.