Kalo te përmbajtja

Motër Ana Lohvitski jashtë sallës së gjyqit në tetor 2020

25 SHKURT 2021
RUSI

Motër Ana Lohvitski rrezikon të shpallet fajtore; akuza janë ngritur edhe kundër bashkëshortit dhe vjehrrës

Motër Ana Lohvitski rrezikon të shpallet fajtore; akuza janë ngritur edhe kundër bashkëshortit dhe vjehrrës

PËRDITËSIM | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin

Më 16 dhjetor 2021, Gjykata e Rajonit Autonom Jude hodhi poshtë apelimin e motër Ana Lohvitskit. Për momentin, ajo nuk duhet të futet në burg.

Më 20 korrik 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude e shpalli fajtore Anën dhe e dënoi me 2 vite e gjysmë vënie në provë.

Të dhëna

Ana Lohvitski

  • Lindur: 1993 (Birobidzhan)

  • Biografia: E ka rritur e ëma dhe e ka mësuar të zbatojë parimet e Biblës. U pagëzua në vitin 2012. Është rrobaqepëse e zonja. Në vitin 2018 u martua me Arturin. U pëlqen të peshkojnë, të udhëtojnë e të luajnë volejboll

Historiku i çështjes

Më 6 shkurt 2020, Ana ishte mes 6 Dëshmitareve, të cilat autoritetet ruse në Birobidzhan i akuzuan për aktivitet «ekstremist». Në këtë rajon janë ngritur 19 akuza penale kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Mes tyre janë edhe bashkëshorti i Anës, Arturi, dhe vjehrra e saj, Irina.

Për shkak të çështjeve penale, jeta e çiftit të ri është bërë goxha e vështirë. Nuk u lejohet të udhëtojnë, ua kanë bllokuar llogaritë bankare dhe ua kanë kufizuar shërbimet publike. Për shkak të gjithë kësaj, Ana vuajti nga sfilitja emocionale, dhe herë pas herë duhej të merrte trajtim mjekësor për këtë.

Ajo përmend disa gjëra që e kanë ndihmuar: «Këngët nga Broadcasting më kanë ndihmuar të ndihem më mirë. Jo vetëm që më kanë ndihmuar të qetësohem, por edhe të kem pikëpamjen e duhur në situata të ndryshme. Përveç tyre, ushtrimet e rregullta më kanë ndihmuar jashtë mase ta mbush mendjen me mendime pozitive.»

Gjithashtu, Ana shpjegon se të dy përpiqen të vënë nevojat e të tjerëve para nevojave të tyre: «Kemi synim që çdo muaj t’u bëjmë dhurata të tjerëve, edhe pse janë dhurata të vogla. Bëjmë çmos të mendojmë për të tjerët, jo vetëm për problemet tona.»

Teksa pret vendimin e gjykatës, Ana e sheh situatën e saj ‘si një mundësi të shkëlqyer që të shfaqë besnikëri ndaj Jehovait, nëpërmjet veprave’.—Psalmi 18:25.