26 GUSHT 2021 | PËRDITËSUAR MË 12 JANAR 2024
RUSI
PËRDITËSIM—ANULOHET VENDIMI I FAJËSISË | Babai i dy fëmijëve rrezikon 15 vjet burg për shkak të besimit
Më 11 janar 2024, Gjykata Rajonale e Zonës Autonome Kantë-Mansinski—Jugra anuloi vendimin që shpallte fajtor vëlla Andrei Sazanovin. Tani çështja e tij do t’i rikthehet për rigjykim Gjykatës së Qytetit Urrai të Zonës Autonome Kantë-Mansinski—Jugra.
Tabelë kronologjike
Më 24 dhjetor 2021 Gjykata e Qytetit Urrai e Zonës Autonome Kantë-Mansinski—Jugra e dënoi vëlla Andrei Sazanovin dhe e gjobiti me 500.000 rubla (6.785 dollarë). Ai rrezikonte 15 vite burg. Edhe pse jemi të zhgënjyer që vëllai ynë u dënua, jemi të lumtur që nuk i duhet të shkojë në burg
22 qershor 2020
Nisi procesi penal kundër Andreit
22 gusht 2019
Gjykata e liroi nga arresti i shtëpisë dhe, ndër të tjera, i vuri kufizime për udhëtimet
26 shkurt 2019
Filloi dënimin me arrest shtëpie
6 shkurt 2019
Dy ditë pasi e mbajtën në një burg të përkohshëm, i kontrolluan vendin e punës dhe automjetin. Pastaj e transferuan në një qendër paraburgimi
31 janar 2019
E paditën penalisht për «organizim dhe pjesëmarrje në veprimtaritë e një organizate ekstremiste»
Të dhëna
E çmojmë shembullin e mirë që po lënë vëllezërit e motrat në Rusi, ndërkohë që përndjekja vazhdon. Jemi të sigurt se Jehovai do t’u japë forcë përherë.—Psalmi 138:3.