Kalo te përmbajtja

Nga e majta në të djathtë: motër Ljubova Galitsini dhe vëllezërit Garegin Haçaturian dhe Gevorg Jeritsian

8 PRILL 2024 | PËRDITËSUAR MË 1 KORRIK 2024
RUSI

PËRDITËSIM—DËNIME ME BURG | Shohin dorën e Jehovait ndonëse në paraburgim

PËRDITËSIM—DËNIME ME BURG | Shohin dorën e Jehovait ndonëse në paraburgim

Më 26 qershor 2024, Gjykata e Qytetit të Novoçerkaskut në Rajonin e Rostovit shpalli fajtorë motër Ljubova Galitsinin dhe vëllezërit Garegin Haçaturian dhe Gevorg Jeritsian. Ljubovën e dënoi me 2 vjet e 3 muaj burg, por për shkak të periudhës që ka kaluar në paraburgim, dënimi i saj quhet i kryer. Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg. Gareginin e dënoi me 6 vjet e 6 muaj burg, kurse Gevorgin me 6 vjet e 2 muaj burg. Të dy vëllezërit do të vazhdojnë të kryejnë dënimin.

Të dhëna

Ndonëse kundërshtarët duan të na bëjnë keq, s’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë të bekojë shërbëtorët e tij besnikë dhe ‘t’i kthejë të këqijat në të mira’.—Zanafilla 50:20.

Tabelë kronologjike

  1. 11 gusht 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Ljubovës, Gareginit dhe Gevorgit. U kontrollojnë shtëpinë. Gareginin dhe Gevorgin i futin në një burg të përkohshëm

  2. 12 gusht 2022

    Gareginin dhe Gevorgin i transferojnë në një qendër paraburgimi

  3. 16 gusht 2022

    Ljubovën e fusin në një burg të përkohshëm

  4. 17 gusht 2022

    Ljubovën e transferojnë në një qendër paraburgimi

  5. 20 shtator 2023

    Fillon procesi penal

  6. 25 dhjetor 2023

    Ljubovën e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie

a b Gjatë kohës që ky artikull përgatitej, vëllezërit Haçaturian dhe Jeritsian ndodheshin në paraburgim, ndaj ishte e pamundur të siguronim komente prej tyre.