5 GUSHT 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Lutjet e zjarrta ndihmojnë vëlla Anatoli Gorbunovin të ruajë gëzimin
Më 21 qershor 2022, Gjykata e Territorit të Krasnojarskut hodhi poshtë apelimin e vëlla Anatoli Gorbunovit dhe la në fuqi dënimin e tij. Së shpejti do ta transferojnë nga qendra e paraburgimit në një burg.
Më 2 shkurt 2022 Gjykata e Krahinës së Oktjabërskit në Qytetin e Krasnojarskut e shpalli fajtor vëllanë Anatoli Gorbunov dhe e dënoi me 6 vite burg. Vëllanë e arrestuan menjëherë.
Tabelë kronologjike
9 shkurt 2021
Nis procesi gjyqësor kundër Anatolit
15 shtator 2020
I kontrollojnë shtëpinë për herë të dytë. Autoritetet i konfiskojnë çelësat e shtëpisë
25 mars 2020
Ngrihet çështja penale kundër Anatolit. E akuzojnë për organizim të mbledhjeve fetare të një organizate të ndaluar
7 nëntor 2018
I kontrollojnë shtëpinë në mëngjes herët. Autoritetet i konfiskojnë një laptop, një tabletë, një USB, një hardisk dhe dy celularë. Anatolin e çuan te zyra e Komitetit Hetimor të Federatës Ruse për ta marrë në pyetje dhe e liruan pas një ore
Të dhëna
Ndërsa Anatoli dhe familja e tij vazhdojnë të besojnë te Jehovai duke iu lutur, jemi të sigurt se Ai do t’i mbështetë dhe do t’i ndihmojë të ruajnë gëzimin.—Psalmi 25:1, 2.