20 SHKURT 2023 | PËRDITËSUAR MË 14 KORRIK 2023
RUSI
PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | «Mund të përballoj gjithçka»
Më 11 korrik 2023, Gjykata Krahinore e Kuznetskit në Novokuznetsk shpalli fajtore motrën Ljubova Serebrjakovi dhe e dënoi me 4 vjet vënie në provë. Asaj nuk i kërkohet të futet në burg në këtë moment.
Të dhëna
Ljubova është e sigurt se Jehovai ‘do të veprojë për të mirën e saj’ dhe është një shembull i shkëlqyer për ne kur hasim sfida të ngjashme.—Psalmi 37:5.
Tabelë kronologjike
Nëntor 2019-2020
Autoritetet përgjojnë disa Dëshmitarë të Jehovait në Novokuznetsk nëpërmjet regjistrimeve audio dhe video, si edhe mikrofonave të fshehur
8 korrik 2022
Kundër Ljubovës nis hetimi penal, ngaqë ajo merr pjesë në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe flet me të tjerët për Biblën
26 korrik 2022
E akuzojnë se merr pjesë në aktivitetet e një organizate ekstremiste dhe i vendosin kufizime për udhëtimin
21 shtator 2022
Nis procesi penal
a Kur u botua artikulli, nuk kishim fotografi të motrës Serebrjakovi.