Kalo te përmbajtja

Majtas: motër Tatiana Galkieviçi; djathtas: motër Valentina Vladimirovi

24 JANAR 2022 | PËRDITËSUAR MË 16 SHKURT 2024
RUSI

PËRDITËSIM—MOTRAT TONA I SHPALLIN FAJTORE | Falë Jehovait, dy motra me probleme shëndetësore përballojnë 6 muaj burg

PËRDITËSIM—MOTRAT TONA I SHPALLIN FAJTORE | Falë Jehovait, dy motra me probleme shëndetësore përballojnë 6 muaj burg

Më 14 shkurt 2024, Gjykata Krahinore e Promishlinit në Smolensk shpalli fajtore motrat Tatiana Galkieviç dhe Valentina Vladimirov dhe i dënoi me 2 vjet vënie në provë. Për momentin, nuk u kërkohet të futen në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 14 maj 2019

    Autoritetet ngrenë një çështje penale kundër Tatianës dhe Valentinës. Policia kontrollon apartamentet e motrave, i ndalon dhe i merr në pyetje për më tepër se 48 orë. Megjithëse të dyja vuajnë nga probleme shëndetësore kronike, gjykata vendosi t’i futë në paraburgim

  2. 22 nëntor 2019

    Mbi 6 muaj më vonë, Tatianën edhe Valentinën i lirojnë nga qendra e paraburgimit dhe i lënë në arrest shtëpie

  3. 31 dhjetor 2019

    Valentinën e çojnë në spital pasi gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet

  4. 6 gusht 2020

    Pas rreth 8 muajsh, Tatianën e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe e urdhërojnë të mos largohet nga qyteti. Valentina qëndron akoma në arrest shtëpie dhe i lejohet të komunikojë vetëm me një të afërm të ngushtë dhe një avokat

  5. 2 tetor 2020

    Autoritetet nxjerrin një dokument prej 400 faqesh me akuza kundër Tatianës dhe Valentinës. Motrat akuzohen se kanë komplotuar «për të fshehur veprimtaritë e një organizate ekstremiste»

  6. 14 tetor 2020

    Gjatë një seance dëgjimore, gjykatësi urdhëron që çështja t’i kthehet zyrës së prokurorit për hetime të mëtejshme meqë përmbante prova që nuk mund të përdoreshin në gjyq. Edhe pse Valentina e kishte të pamundur të qëndronte në këmbë gjatë seancës për shkak të problemeve shëndetësore, gjykata nuk pranoi ta lironte nga arresti i shtëpisë

  7. 25 shkurt 2021

    Një gjykatë apeli e anulon vendimin për t’ia rikthyer çështjen prokurorit, duke i hapur rrugë vazhdimit të gjyqit

Të dhëna

Lutemi që Jehovai të vazhdojë të jetë ‘forcë dhe mburojë’ për Valentinën, Tatianën dhe të gjithë vëllezërit e motrat që po përndiqen në Rusi dhe në Krime.—Psalmi 28:7.