26 GUSHT 2022 | PËRDITËSUAR MË 8 MARS 2023
RUSI
PËRDITËSIM—NDRYSHOJNË DËNIMET | E përballojnë përndjekjen me qetësi e besim
Më 1 mars 2023, Gjykata e Territorit të Stavropolit shpalli vendimin për çështjen e vëlla Anatoli Gezikut, gruas së tij, Irinës, dhe vëlla Viktor Zimovskit. Dënimet e mëparshme të Anatolit dhe të Viktorit u ndryshuan në dënime me vënie në provë. Anatolit nuk i duhet më të bëjë punë të detyruar. Viktorin e liruan menjëherë nga burgu. Kurse dënimi me vënie në provë i Irinës mbetet i pandryshuar. Ajo nuk duhet të futet në burg për momentin.
Më 14 nëntor 2022, Gjykata e Qytetit të Georgijevskit në Territorin e Stavropolit shpalli fajtorë Anatolin, gruan e tij, Irinën, dhe Viktorin. Anatolin e dënuan me 4 vjet e 2 muaj punë të detyruar. Irinën e dënuan me 4 vjet e 2 muaj vënie në provë. Kurse Viktorin e dënuan me 6 vjet e 2 muaj burg dhe e futën menjëherë në qeli.
Tabelë kronologjike
23 tetor 2019
Policia kontrollon shtëpitë e 3 familjeve Dëshmitarë të Jehovait në Georgijevsk. Policët vendosin kastile materiale që më vonë i përdorin si prova se Dëshmitarët kishin kryer krim. Anatolin, Irinën, Viktorin dhe 8 Dëshmitarë të tjerë i arrestojnë dhe i marrin në pyetje gjatë natës
30 dhjetor 2019
Kundër Anatolit, Irinës dhe Viktorit ngrihet një çështje penale
23 janar 2020
Viktorin e thërrasin për ta marrë sërish në pyetje dhe e fusin në një burg të përkohshëm. Të nesërmen e transferojnë në paraburgim
23 mars 2020
Viktorin e lirojnë nga paraburgimi dhe e lënë në arrest shtëpie
6 maj 2020
Viktorin e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimin
6 tetor 2021
Viktorit i heqin kufizimet për udhëtimin
10 mars 2022
Nis procesi penal
Të dhëna
Ndërsa vëllezërit tanë i përballojnë sprovat me gëzim e shpresë, ne kemi siguri të plotë se Jehovai do të vazhdojë t’u rrijë «pranë tërë atyre që e thërrasin».—Psalmi 145:18.