2 NËNTOR 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Pesë të përndjekur në Sahalin mbështeten te Jehovai për forcë
Më 11 maj 2022, Gjykata Rajonale e Sahalinit hodhi poshtë apelimin e vëllezërve Vjaçeslav Ivanov, Aleksandër Kozlitin, Sergej Kulakov, të motrës Tatjana Kulakov dhe të vëllait Jevgeni Jelin. Për momentin atyre nuk u duhet të shkojnë në burg.
Më 31 janar 2022, Gjykata e Qytetit të Njevjelskit në rajonin e Sahalinit shpalli fajtorë Vjaçeslavin, Aleksandrin, Sergejin, Tatjanën dhe Jevgenin. Sergeji dhe Jevgeni u dënuan me 6 vjet e 6 muaj vënie në provë, kurse Vjaçeslavi, Aleksandri dhe Tatjana me nga 2 vjet vënie në provë.
Tabelë kronologjike
Korrik 2020
Autoritetet u vendosin kufizime për udhëtimet Vjaçeslavit, Aleksandrit, Sergejit dhe Tatjanës
2 prill 2020
Autoritetet i vendosin kufizime për udhëtimet Jevgenit
20 janar 2019
Agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB), policisë sekrete të Rusisë, bastisën të paktën 11 shtëpi të nënshtetasve që dyshohej se ishin Dëshmitarë të Jehovait. Agjentët ishin agresivë dhe morën në pyetje fëmijët e mitur të familjeve. Kjo ndodhi pak pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, premtoi se do të merrej me çështjen e përndjekjes së Dëshmitarëve të Jehovait
Të dhëna
Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të kujdeset për motrat e vëllezërit tanë të shtrenjtë, të cilët thonë me gjithë zemër fjalët e profetit Isaia: «Perëndia është shpëtimi im! Unë do të kem besim e s’do të kem frikë.»—Isaia 12:2.