25 MAJ 2022
RUSI
PËRDITËSIM | «S’ka arsye pse të kem frikë»
Më 25 maj 2022, Gjykata e Krahinës së Metalurgiçeskit në Çeljabinsk shpalli fajtor vëlla Pavel Popovin dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.
Tabelë kronologjike
26 mars 2019
10 burra të maskuar, të armatosur me mitralozë dhe varé, bastisin dhe kontrollojnë shtëpinë e Pavelit
22 prill 2021
Nis çështja penale
18 maj 2021
Autoritetet kontrollojnë për herë të dytë shtëpinë e Pavelit. Më pas çojnë në rajon që t’i marrin në pyetje bashkëshorten e tij, Jelenën, dhe vajzën e tyre 13 vjeçare
31 gusht 2021
E futin në listën e terroristëve dhe të ekstremistëve
29 nëntor 2021
Fillon procesi penal
Të dhëna
E dimë mirë se Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë dhe t’i shpërblejë shërbëtorët e tij besnikë e sypatrembur, teksa ruajnë integritetin nën sprova.—2 Samuelit 22:19-21.