13 GUSHT 2021 | PËRDITËSUAR MË 6 MARS 2023
RUSI
PËRDITËSIM—ULET DËNIMI | Vëllezërit Baranov dhe Li qëndrojnë të qetë, me besim te Jehovai
Më 1 mars 2023, Gjykata e Territorit të Habarovskut uli dënimin e vëllait Igor Baranov pasi ai e kishte apeluar çështjen. Tani dënimi i tij është 4 vite e gjysmë vënie në provë dhe për momentin nuk i duhet të futet në burg.
Më 6 qershor 2022, Gjykata e Krahinës së Vjazemskit në Territorin e Habarovskut shpalli fajtor Igorin dhe e dënoi me 5 vjet vënie në provë. Mjerisht, vëllai Jen Sen Li vdiq para se të përfundonte procesi gjyqësor.
Tabelë kronologjike
2 shkurt 2021
Nisin seancat gjyqësore të çështjes kundër Igorit dhe Jen Senit
20 nëntor 2020
Igorin e lirojnë nga qendra e paraburgimit pas 177 ditësh
26 gusht 2020
Gjykata Qendrore e Krahinës së Habarovskut konfiskoi makinën e Jen Senit
29 maj 2020
Igorin e fusin në një qendër paraburgimi
26 maj 2020
Ngrihet çështja penale kundër Igorit dhe Jen Senit në Territorin e Habarovskut
Të dhëna
I lavdërojmë vëllezërit tanë që vazhdojnë të besojnë te Jehovai dhe që janë të sigurt se ai do t’u japë forcë që të qëndrojnë.—2 Selanikasve 3:3.