Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Kazakovi

30 GUSHT 2022 | PËRDITËSUAR MË 8 GUSHT 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E GJOBITIN | «Më e rëndësishmja është të vazhdoj të forcoj besimin te Jehovai»

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E GJOBITIN | «Më e rëndësishmja është të vazhdoj të forcoj besimin te Jehovai»

Më 3 gusht 2023, Gjykata e Qytetit të Bikinskit në Territorin e Habarovskut e shpalli fajtor vëlla Sergei Kazakovin dhe e gjobiti me 500.000 rubla (5.186 dollarë amerikanë).

Tabelë kronologjike

  1. 9 nëntor 2020

    Nis çështja penale kundër Sergeit, të cilin e akuzojnë për organizim të veprimtarive ekstremiste

  2. 21 dhjetor 2020

    Komiteti Hetimor dhe agjentë të FSB-së kontrollojnë 10 shtëpi, ndër to edhe shtëpinë e Sergeit. Atë e arrestojnë dhe e futin në një burg të përkohshëm

  3. 23 dhjetor 2020

    E futin në paraburgim

  4. 4 qershor 2021

    E lirojnë nga paraburgimi dhe e lënë në arrest shtëpie

  5. 5 gusht 2021

    E lirojnë nga arresti i shtëpisë

  6. 28 shkurt 2022

    Nis procesi penal. Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi ia kthen çështjen zyrës së prokurorit pas një gabimi procedurial nga ana e prokurorisë

  7. 28 prill 2022

    Gjykatësi e tërheq mbrapsht vendimin për t’ia kthyer çështjen prokurorisë dhe udhëzon gjykatën që të rinisë procesi gjyqësor

  8. 14 qershor 2022

    Rinis procesi penal

Të dhëna

Ashtu si Sergei që po vazhdon të tregojë besim te Jehovai, edhe ne u bëjmë jehonë fjalëve të Psalmit 31:14: «Unë, o Jehova, kam besim te ti dhe para të gjithëve shpall: ‘Ti je Perëndia im.’»