Kalo te përmbajtja

Vëlla Ivan Shuljuku

PËRDITËSUAR MË 10 MAJ 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Durimi e ndihmon vëllanë Ivan Shuljuk të përballojë përndjekjen

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Durimi e ndihmon vëllanë Ivan Shuljuk të përballojë përndjekjen

Më 10 maj 2023 Gjykata e Qytetit të Nazarovskit në Territorin e Krasnojarskut e shpalli fajtor vëllanë Ivan Shuljuk dhe e dënoi me 7 vjet vënie në provë. Për momentin nuk duhet të futet në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 18 qershor 2020

    Policë të armatosur bastisin apartamentin e familjes Shuljuk. Ivanin e arrestojnë dhe e çojnë në qeli

  2. 19 qershor 2020

    Gjykata vendos që Ivanin ta transferojnë në një qendër paraburgimi

  3. 9 korrik 2020

    Ivanin e lirojnë nga paraburgimi. E ndalojnë të komunikojë pa leje me këdo që nuk jeton në një shtëpi me të. Nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia nga ora 6 e mëngjesit deri në 11 të darkës, duke e penguar kështu të punojë

  4. 14 gusht 2020

    Hetuesit përpiqen të zgjatin periudhën e kufizimeve, por kërkesa e tyre hidhet poshtë për shkak të reputacionit të mirë të Ivanit. I heqin pjesën më të madhe të kufizimeve

  5. 17 gusht 2020

    I vendosin kufizime për udhëtimin

  6. 15 shtator 2021

    Nis procesi penal

Të dhëna

Sa mirënjohës jemi që «Jehovai di t’i çlirojë nga sprovat njerëzit e përkushtuar ndaj tij».—2 Pjetrit 2:9.