5 MAJ 2022 | PËRDITËSUAR MË 26 DHJETOR 2022
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Jehovai i jep forcë Sergei Kuznecovit
Më 22 dhjetor 2022, Gjykata e Krahinës së Vjazemskit në Territorin e Habarovskut shpalli fajtor vëlla Sergei Kuznecovin dhe e dënoi me 2 vjet e 5 muaj vënie në provë. Për momentin, nuk i duhet të futet në burg.
Tabelë kronologjike
3 shtator 2020
Oficerë të FSB-së kontrollojnë shtëpinë e Sergeit. I konfiskojnë një Bibël, pajisje elektronike, usb dhe botime
2 prill 2021
E futin në listën e terroristëve dhe i ngrijnë llogaritë bankare
9 nëntor 2021
Nis procesi penal
Të dhëna
Kemi besim se Jehovai do t’u japë forcë të gjithë vëllezërve e motrave në Rusi dhe në Krime ndërsa durojnë shumë gjëra për hir të emrit të tij.—Zbulesa 2:3.