Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Sushilnikovi

31 GUSHT 2022 | PËRDITËSUAR MË 26 JANAR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Jehovai më ka dhënë miq sypatrembur»

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Jehovai më ka dhënë miq sypatrembur»

Më 24 janar 2023 Gjykata Krahinore e Kuznetskit në Novokuznetsk, Rajoni i Kemerovos, e shpalli fajtor vëllanë Sergei Sushilnikov dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin, atij nuk i kërkohet të futet në burg.

Tabelë kronologjike

  1. Nëntor 2019

    Hetuesit fillojnë të përgjojnë telefonin e Sergeit dhe t’i monitorojnë me video shtëpinë

  2. 3 qershor 2021

    Ngrihet një çështje penale

  3. 8 qershor 2021

    Sergeit i kontrollojnë shtëpinë. Atë dhe të shoqen i marrin në pyetje

  4. 15 korrik 2021

    E përfshijnë në listën federale të terroristëve dhe i bllokojnë llogaritë bankare

  5. 8 shkurt 2022

    E akuzojnë se organizon dhe vazhdon veprimtarinë e një organizate ekstremiste. I vendosin kufizime për udhëtimin

  6. 30 mars 2022

    Fillon procesi penal

Të dhëna

Marrim zemër kur dimë se Jehovai do t’u sigurojë gjithmonë ndihmën e nevojshme shërbëtorëve të tij besnikë «në kohë vuajtjesh».—Psalmi 46:1