2 MAJ 2023 | PËRDITËSUAR MË 3 KORRIK 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Merr zemër nga të tjerë që treguan besim
Më 30 qershor 2023, Gjykata Krahinore e Leninskit në Novosibirsk shpalli fajtor vëllanë Dmitri Dolzhikov dhe e dënoi me 3 vjet burg. Gjykatësi e ndryshoi dënimin në 3 vjet punë të detyruar. Për momentin, Dmitrit nuk i kërkohet të futet në burg. Megjithatë, ndërkohë që shlyen dënimin, qeveria do t’i konfiskojë 10 për qind të pagës. Gjithashtu nuk i lejohet të largohet nga qytetit.
Të dhëna
Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë ta forcojë Dmitrin dhe të gjithë ne, sepse Ai i kushton vëmendje besimit dhe qëndrueshmërisë sonë.—Zbulesa 2:19.
Tabelë kronologjike
13 maj 2022
Ngrihet një çështje penale
8 shtator 2022
I kontrollojnë apartamentin dhe e futin në burg të përkohshëm
9 shtator 2022
E marrin në pyetje dhe e transportojnë me aeroplan nga Çeljabinsku në një qendër paraburgimi në Novosibirsk, mbi 1.500 kilometra larg
11 nëntor 2022
Nis procesi penal
24 nëntor 2022
E lirojnë nga paraburgimi dhe e lënë në arrest shtëpie