10 GUSHT 2022
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Mirënjohja i jep forcë Viktor Shajapovit që të përballojë sprovën me gëzim
Më 7 nëntor 2022, Gjykata Krahinore e Nikolskit në Rajonin e Penzës e shpalli fajtor vëlla Viktor Shajapovin dhe e dënoi me 2 vjet vënie në provë. Ai nuk duhet të shkojë në burg në këtë moment.
Tabelë kronologjike
19 gusht 2021
Ngrihet një çështje penale kundër Viktorit, të cilin e akuzojnë për pjesëmarrje në veprimtari ekstremiste
5 shkurt 2022
E ndalon policia. Po atë ditë i kontrollojnë dhe i bastisin shtëpinë. E arrestojnë dhe e çojnë në Penzë, 740 kilometra larg
6 shkurt 2022
E futin në një burg të përkohshëm
8 shkurt 2022
E lirojnë nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie
28 mars 2022
Nis procesi penal
Të dhëna
Sa mirënjohës i jemi Jehovait që falë dashurisë së tij besnike na jep paqen që ruan mendjen dhe zemrën në kohë sprove!—Filipianëve 4:7.