Kalo te përmbajtja

Nga e majta në të djathtë: vëllezërit Sergei Ashihmini, Maksim Derendjaevi dhe Aleksandër Kutini

8 KORRIK 2022 | PËRDITËSUAR MË 13 MAJ 2024
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Marrin forcë nëpërmjet lutjes

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Marrin forcë nëpërmjet lutjes

Më 13 maj 2024, Gjykata Krahinore e Pervomajskit në Izhevsk shpalli fajtorë vëllezërit Sergei Ashihmin, Maksim Derendjaev dhe Aleksandër Kutin dhe e dënoi secilin me 3 vjet burg. Ata i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Tabelë kronologjike

  1. 14 prill 2021

    Agjentë të FSB-së kontrollojnë të paktën 12 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait. Sergein e marrin në pyetje për 7 orë. Maksimin dhe Aleksandrin i arrestojnë dhe i futin në burg

  2. 15 prill 2021

    Maksimin dhe Aleksandrin i futin në një qendër paraburgimi

  3. 29 prill 2021

    Aleksandrin e lirojnë nga paraburgimi

  4. 14 maj 2021

    Aleksandrin e lënë në arrest shtëpie

  5. 9 korrik 2021

    Maksimin e lirojnë nga paraburgimi dhe e lënë në arrest shtëpie

  6. 14 mars 2022

    Nis procesi penal

Të dhëna

Vëllezërit tanë po qëndrojnë të patundur përballë padrejtësive, plot besim te Jehovai, që premton: «Mos ki frikë se unë jam me ty.»—Isaia 43:5.