Kalo te përmbajtja

Nga e majta, rreshti lart: vëllezërit Vjaçeslav Boronosi, Savjeli Gargaliku, Jevgeni Kajrjaku dhe Artjom Kimi. Rreshti poshtë: vëllezërit Sergei Loginovi, Aleksej Plehovi dhe Sergei Volosnikovi

26 KORRIK 2022 | PËRDITËSUAR MË 6 DHJETOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Marrin forcë falë lutjeve

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Marrin forcë falë lutjeve

Më 5 dhjetor 2023, Gjykata e Qytetit të Surgutit në Zonën Autonome të Kantë-Mansinskit, Jugra, shpalli fajtorë 17 vëllezër dhe një motër. Ndër ta janë vëllezërit Vjaçeslav Boronosi, Savjeli Gargaliku, Jevgeni Kajrjaku, Artjom Kimi, Sergei Loginovi, Aleksej Plehovi dhe Sergei Volosnikovi. 17 vëllezërit morën dënime me vënie në provë që varionin nga 6 vjet e 3 muaj në 7 vjet. Ndërsa motra u dënua me 3 vjet e 3 muaj vënie në provë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 15 shkurt 2019

    Policia kontrollon shumë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Surgut dhe në qytetet aty pranë. Si rezultat futin në një qendër paraburgimi tre vëllezër, ndër ta edhe Sergei Loginovin. Më vonë, një vëlla tjetër e urdhërojnë të shtrohet për kontroll në një spital psikiatrik. Autoritetet i kanë keqtrajtuar fizikisht të shtatë vëllezërit për të cilët flasim në këtë lajm, pasi nuk pranuan të jepnin informacione për bashkadhuruesit

  2. 26 shkurt 2019

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëron qeverinë e Rusisë të lirojë vëlla Sergei Loginovin që të marrë kujdes mjekësor

  3. 11 prill 2019

    Sergei Loginovin e lirojnë nga qendra e paraburgimit

  4. 29 tetor 2021

    Fillon procesi penal

Të dhëna

Teksa vëllezërit tanë të guximshëm vazhdojnë të qëndrojnë besnikë përballë sprovave, jemi të bindur se Jehovai ua dëgjon lutjet dhe u përgjigjet shpejt kur janë në pikë të hallit.—Psalmi 69:17.