5 GUSHT 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Vëlla Dimitri Terebilovi rrezikon të burgoset për të pestën herë, por kjo është hera e parë për shkak të besimit
Më 22 shtator 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Dytë hodhi poshtë apelimin e dytë të vëlla Dimitri Terebilovit. Ai vazhdon të mbetet në burg.
Më 12 janar 2022 Gjykata Rajonale e Kostromës hodhi poshtë apelimin e Dimitrit.
Tabelë kronologjike
6 shtator 2021
Gjykata e Krahinës së Svirdlovskit në qytetin e Kostromës e dënoi me 3 vite burg Dimitrin. Pas vendimit e futën menjëherë në burg
8 shtator 2020
Fillon procesi penal i Dimitrit
25 maj 2020
Autoritetet ngrenë zyrtarisht akuzë kundër Dimitrit dhe i vendosin kufizime për udhëtimin
19 shtator 2019
Dimitrit i bllokojnë llogaritë bankare
13 qershor 2019
Ngrihet çështja penale kundër Dimitrit për shpërndarje të literaturës së ndaluar dhe për pjesëmarrje në mbledhjet e një organizate të ndaluar
25 korrik 2018
Autoritetet i kontrolluan shtëpinë Dimitrit, ndërsa ai me të shoqen po ktheheshin nga një kongres në Moldavi. Sapo Dimitri mbërriti në shtëpi, policët e arrestuan dhe e morën në pyetje
Të dhëna
Ndërsa Dimitri vazhdon të provojë gëzimin që vjen kur ‘na poshtërojnë për emrin e Krishtit’, jemi të bindur se «fryma e lavdisë, po, fryma e Perëndisë, prehet mbi» të.—1 Pjetrit 4:14.