Kalo te përmbajtja

25 MARS 2020
RUSI

Rrëzohet për herë të parë vendimi i gjykatës ruse: vëlla Alushkini dhe 5 të tjerë fitojnë apelin

Rrëzohet për herë të parë vendimi i gjykatës ruse: vëlla Alushkini dhe 5 të tjerë fitojnë apelin

Më 25 mars 2020, Gjykata Rajonale e Penzës hodhi poshtë vendimin për vëllezërit Vladimir Alushkinin, Vladimir Kuliasovin, Andrei Maglivin e Denis Timoshinin dhe për motrat Tatjana Alushkina e Galia Olhova. Çështjet e tyre do të gjykohen sërish.

Së shpejti vëlla Alushkinin do ta lirojnë nga burgu ngaqë fitoi apelin. Gjithsesi, bashkë me të tjerët do të vazhdojë të ketë kufizime derisa të vijë koha e gjyqit.