Kalo te përmbajtja

Vëlla Dimitri Vinogradovi me të shoqen, Zhanargulën, dhe dy vajzat, Arinën (majtas) dhe Olesjan (djathtas)

18 MAJ 2021
RUSI

Vëlla Dimitri Vinogradovi provon bekimet e Jehovait ndërsa përballet me përndjekjen

Vëlla Dimitri Vinogradovi provon bekimet e Jehovait ndërsa përballet me përndjekjen

PËRDITËSIM | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin

Më 28 tetor 2021, Gjykata Rajonale e Çeljabinskit hodhi poshtë apelimin e vëlla Vinogradovit. Kështu mbetet në fuqi dënimi i tij fillestar. Për momentin nuk duhet të futet në burg.

Më 7 qershor 2021, Gjykata e Krahinës së Centralnëjit në Çeljabinsk shpalli fajtor vëlla Dimitri Vinogradovin dhe e dënoi me dy vite vënie në provë.

Të dhëna

Dimitri Vinogradovi

  • Lindur: 1963 (Çeljabinsk)

  • Biografia: E rriti e ëma pasi prindërit u divorcuan. Në fillim, shahu ishte pasioni i tij dhe pastaj u bë mjeshtër shahu. Jep mësime shahu në një shkollë private. Në vitin 1990 u martua me Zhanargulën. Kanë katër fëmijë. Dy vajzat e tyre më të vogla jetojnë ende me ta

    Pyeste gjithnjë veten pse njerëzit inteligjentë ndotin planetin dhe u bëjnë keq të tjerëve. Gjeti përgjigje logjike në Bibël. Në vitin 2014 u pagëzua si Dëshmitar i Jehovait

Historiku i çështjes

Në fund të 2018-s, disa agjentë u shtirën si të interesuar për Biblën që të flitnin rreth saj me Dimitrin. Deri në janar 2020, autoritetet kishin grumbulluar të ashtuquajtura prova, aq sa për të ngritur një çështje penale kundër tij. Dy muaj më vonë, policët hynë në shtëpinë e tij dhe e kontrolluan kur Dimitri nuk ndodhej aty.

Dimitri ka probleme me shikimin dhe vuan nga tensioni i lartë. Ai thotë: «Megjithatë, miqësia ime me Perëndinë nuk varet nga gjendja ime shëndetësore. Jam i lumtur dhe krenar që kam mundësi të jap dëshmi në gjykatë.»

Prej kohësh, Dimitri dhe familja e tij e lexojnë rregullisht Biblën dhe meditojnë rreth saj, përgatiten për mbledhjet, marrin pjesë në to dhe komentojnë. Ndër vite, kjo e ka ndihmuar familjen të lidhet më ngushtë me Jehovain e me njëri-tjetrin dhe të jetë më e përgatitur për të qëndruar në sprova. Dimitri tregon: «Lutjet e vëllezërve dhe të motrave janë ndër gjërat kryesore që na ndihmojnë. Jehovai i dëgjon lutjet e këtyre të drejtëve, dhe familja jonë po gëzon një mal me bekime nga Jehovai.»

Mësojmë shumë nga motrat e vëllezërit besnikë që po qëndrojnë plot guxim e gëzim përballë përndjekjes. Kur mendojmë për ta, ndihemi tamam siç thuhet te 2 Selanikasve 1:4: «Ne krenohemi me ju nëpër kongregacionet e Perëndisë për qëndrueshmërinë dhe besimin që po tregoni në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hasni.»