Kalo te përmbajtja

Vëlla Rustam Seidkulievi dhe bashkëshortja, Julja, ditën e lirimit nga burgu, 7 prill 2023

19 TETOR 2023
RUSI

Vëlla Rustam Seidkulievin e deportojnë në Turkmenistan pasi e lirojnë nga burgu në Rusi

Vëlla Rustam Seidkulievin e deportojnë në Turkmenistan pasi e lirojnë nga burgu në Rusi

Vëlla Rustam Seidkulievin e liruan nga burgu në Rusi, më 7 prill 2023. Pasi priti disa muaj, atë e deportuan në Turkmenistan më 17 shtator 2023, sepse qeveria ruse ia kishte hequr nënshtetësinë. Bashkëshortja e tij, Julja, shpreson që së shpejti të bashkohet me të.

Rustami ka kaluar mbi 7 muaj në arrest shtëpie dhe thuajse 23 muaj në burg. Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një qëndrim pozitiv dhe besim të fortë te Jehovai. Në një letër që kishte shkruar kur ishte në burg, Rustami tregonte se si shembujt e Biblës po e ndihmonin të qëndronte: «Më inkurajon jashtë mase shembulli i Nabotit dhe i Mefiboshetit. Ata u akuzuan padrejtësisht, por e ruajtën integritetin dhe besimin. Kjo më ndihmon t’i bëj ballë situatës ku ndodhem e të përqendrohem te shpresa ime.»

Kur ishte në burg, Julja mund ta vizitonte vetëm një herë në 3 muaj. Por mund t’u jepnin zemër njëri-tjetrit duke folur përditë në telefon, ku përfshinin leximin e shkrimit dhe të paragrafit përkatës nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë.

Pak para se ta burgosnin, Rustami tha: «Kam kuptuar se Jehovai ka çdo gjë nën kontroll dhe se mezi pret të kujdeset për ne, në momentin dhe në mënyrën e duhur. Prandaj, thjesht më duhet të tregoj besim të plotë tek ai.»

Jemi të sigurt se Jehovai do të kujdeset për Rustamin dhe Juljan ndërkohë që e bëjnë atë strehën dhe kalanë e tyre.—Psalmi 91:2.