Kalo te përmbajtja

Vëlla Vladimir Suvorovi dhe e shoqja, Valentina

15 QERSHOR 2021
RUSI

Vëllai ynë 75-vjeçar në Çeljabinsk qëndron besnik pavarësisht nga përndjekja fetare

Vëllai ynë 75-vjeçar në Çeljabinsk qëndron besnik pavarësisht nga përndjekja fetare

PËRDITËSIM | Gjykata ruse hedh poshtë apelimin

Më 15 tetor 2021, Gjykata Rajonale e Çeljabinskut hodhi poshtë apelimin e vëlla Suvorovit, kështu që mbetet në fuqi dënimi i tij fillestar. Ai nuk duhet të futet në burg në këtë moment.

Më 1 korrik 2021 Gjykata e Krahinës së Metalurgiçeskit në Çeljabinsk dënoi vëlla Vladimir Suvorovin me 6 vite vënie në provë.

Të dhëna

Vladimir Suvorovi

  • Lindur: 1946 (Çeljabinsk)

  • Biografia: Ka punuar si makinist dhe aktor teatri. Ka qenë edhe zëvendësdrejtor në një Shtëpi Kulture. I pëlqen të shkruajë këngë dhe të luajë në kitarë

    Në vitin 1973 u martua me Valentinën. U pagëzua si Dëshmitar i Jehovait më 1993. Çifti kishte një djalë, Igorin, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2014

Historiku i çështjes

Më 16 janar 2020, autoritetet në Çeljabinsk ngritën një çështje penale kundër vëllait 75-vjeçar, Vladimir Suvorovit. Hetuesi i rajonit të Çeljabinskut e ka akuzuar Vladimirin për organizim të shërbesave fetare, ku përfshihet këndimi i këngëve fetare, lutjet dhe bisedat rreth Biblës.

Në shkurt 2020, autoritetet nisën të merrnin në pyetje Vladimirin dhe i kufizuan udhëtimet. Më 17 qershor 2020 ngritën zyrtarisht një akuzë kundër tij. Vladimiri shpjegon se vështirësitë që i kanë sjellë këto padrejtësi, kanë qenë ndër sprovat më të rënda në jetën e tij. Gjithsesi shton: «Perëndia ynë, Jehovai, nuk na ka braktisur kurrë. . . . Miqësia jonë me të po forcohet dita-ditës. Unë dhe Valentina ndiejmë dorën e tij në jetën tonë. Ai na jep zemër, forcë dhe ngushëllim përmes motrave e vëllezërve të dashur, madje edhe atyre që nuk janë në kongregacionin tonë.»

Më 11 mars 2021, gjykata që tani po shqyrton çështjen e Vladimirit, e shpalli fajtore Valentinën 73-vjeçare dhe e dënoi me dy vite vënie në provë. Prapëseprapë të dy janë të bindur a se Jehovai u qëndron gjithmonë pranë e i ndihmon.—Psalmi 118:6.

a Shihni intervistën e çiftit Suvorov në videon Raport nga Trupi Udhëheqës nr. 4, 2021 (10:02).