Kalo te përmbajtja

20 DHJETOR 2018
RUSI

21 dhjetor: Seanca e fundit për vëllanë Arkadja Akopjani

21 dhjetor: Seanca e fundit për vëllanë Arkadja Akopjani

Seanca e fundit gjyqësore për vëllanë Arkadja Akopjani, rrobaqepës 70-vjeçar në pension nga Republika e Kabardino-Balkarisë, Rusi, do të mbahet më 21 dhjetor 2018. Gjyqi i tij ka më shumë se 1 vit që zhvillohet në Gjykatën e Krahinës së Prokladnisë. Ai akuzohet për shpërndarje të botimeve «ekstremiste» dhe për ‘nxitje të urrejtjes fetare’ gjatë mbajtjes së një fjalimi të bazuar në Bibël në Sallën e Mbretërisë.

Nuk dihet me siguri nëse gjykatësi do ta shpallë vendimin më 21 dhjetor. Sidoqoftë, nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të gjobitet rëndë ose të dënohet deri në 4 vjet burg.

Jo vetëm ky vëlla, por edhe mbi 100 Dëshmitarë të Jehovait në Rusi, po përballen me akuza kriminale për shkak të besimit. Prandaj lutemi që të gjithë vëllezërit dhe motrat, të cilët po qëndrojnë të patundur në besim, të kenë gjithmonë paqen që vjen vetëm nga Perëndia.—Efesianëve 6:11-14, 23.