Kalo te përmbajtja

19 NËNTOR 2019
SHTETET E BASHKUARA

Të shtëna në një shkollë në Kaliforni

Të shtëna në një shkollë në Kaliforni

Më 14 nëntor 2019, një nxënës hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë të mesme në Santa-Klaritë, Kaliforni, SHBA. Ai vrau 2 nxënës dhe plagosi 3 të tjerë. Pastaj vrau veten.

Mjerisht, një nga viktimat ishte Dominik Blekuelli, djali i një motre. Ai ishte 14 vjeç dhe bashkë me të ëmën, Nensi Blekuellin, shkonte rregullisht në mbledhje. Humbjen e tij po e vuajnë prindërit dhe 3 fëmijët e tyre më të vegjël. Pleqtë po u japin zemër nga Shkrimet familjes dhe kongregacionit vendës.

Jemi shumë të trishtuar nga kjo tragjedi. Mezi presim kohën kur Perëndia ‘të fshijë çdo lot dhe nuk do të ketë më vdekje, as vajtim, as klithmë, as dhembje’.—Zbulesa 21:4.