3 TETOR 2024
SHTETET E BASHKUARA
Uragani Helena batërdis pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara
Më 26 shtator 2024, një uragan i kategorisë 4 me emrin Helena goditi Bregun e Gjirit të Floridës, SHBA. Ky uragan shkatërrimtar solli shira të rrëmbyer dhe shkulme ere që shkonin deri në 225 kilometra në orë. Më 27 shtator, Helena depërtoi në brendësi të vendit, duke shkaktuar erëra shkatërrimtare mbi 95 kilometra në orë, në Xhorxhia. Të nesërmen, stuhia vazhdoi drejt veriut në Karolinën e Jugut, ku shkaktoi të paktën 3 tornado. Ndërkohë që i afrohej Karolinës së Veriut, në disa qytete ra më shumë se 90 centimetra shi.
Erërat e forta dhe shiu që solli Helena shkaktuan përmbytje të mëdha dhe dëmtuan shtëpi, biznese dhe rrugë. Më shumë se 1 milion veta janë akoma pa energji elektrike. Të paktën 180 veta mbetën të vrarë.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Mjerisht, 3 vëllezër humbën jetën
7 lajmëtarë pësuan lëndime të lehta
1.606 lajmëtarë u evakuan
29 shtëpi u shkatërruan
236 shtëpi pësuan dëme të mëdha
779 shtëpi pësuan dëme të vogla
1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të mëdha
19 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike të prekurve nga uragani
Janë ngritur 2 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës
Na trishton fakti që ky uragan i fuqishëm u ka marrë jetën shumë njerëzve. Megjithatë, gjejmë ngushëllim dhe paqe nga premtimi i Jehovait se në të ardhmen çdo njeri «do të jetojë i sigurt, pa frikë në zemër se mos i ndodh ndonjë e keqe».—Proverbat 1:33.