8 SHTATOR 2017
SHTETET E BASHKUARA
Raportet e para për uraganin Irma
Kjo stuhi, që goditi tokën më 5 shtator 2017, është një nga uraganet më të fuqishme të matur ndonjëherë në Atlantik dhe tashmë ka shkatërruar shumë ishuj në Karaibe. Deri në këtë moment është raportuar se nuk ka ndonjë motër a vëlla të lënduar ose të vrarë nga stuhia. Por janë dëmtuar një Sallë Mbretërie në La Désirade, Guadelupë; një Sallë Mbretërie në Shën-Barts dhe një Sallë Asamblesh në Shën-Martin.
Ishulli Barbuda ka pësuar goditje të rënda, ku llogaritet të kenë mbetur të pastrehë 50 për qind e banorëve të ishullit. Duke parashikuar se gjatë fundjavës Karaibet do të goditen nga një uragan tjetër, të quajtur Hoze, qeveria ka urdhëruar gjithë banorët e ishullit, ku përfshihen 11 nga vëllezërit tanë, të evakuohen për në Antigua.
Vëllezërit kanë marrë një sërë iniciativash duke u përpjekur pareshtur për të dhënë ndihmë ndërsa uragani Irma vazhdon të lëvizë drejt veriut, duke përshkuar ishujt Bahamas, Kubën dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Kjo ndihmë përfshin të gjejnë që më parë strehim për vëllezërit e motrat që mund të shpërngulen.
Zëdhënësi për mediat:
Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000